Drejtori i përgjithshëm i AME-s z. Fadil Kodra priti në takim pune Zv. Ministrin e MPBAP z. Bajram Gecaj.

Drejtori i përgjithshëm i AME-s z. Fadil Kodra priti në takim pune Zv. Ministrin e MPBAP z. Bajram Gecaj.

Krijuar në datën 12/10/2020
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent AME MPBAP z. Fadil Kodra priti në takim pune Z. V. Ministrin e MPBAP z. Bajram Gecaj, ku në takim i shoqëruar me stafin drejtues të Agjencisë z. Kodra e njoftoi Zv. Ministrin Z. Gecaj mbi misionin, mandatin , rolin dhe përgjegjësit e AME-s në përgjithësi dhe detyrat dhe përgjegjësitë aktuale në situatë e krijuar nga shpallja e Pandemisë shkaktuar nga COVID-19.

Përveç tjerash, u diskutuan çështjet të cilat specifikojnë mandatin dhe përgjegjësitë e AME-s dhe ato specifike për situatë, ku Drejtori i Përgjithshëm e njoftoi Zv. Ministrin Gecaj me kërkesat e bëra nga ai .

Rrjedhimisht, duke e ditur se AME është institucion ekzekutiv i besueshem ku me delegimin dhe ekspertizën e stafit kemi arritur të kontribuojmë qenësisht në ngritjen e mekanizmave qeveritar dhe kontributin e vazhdueshëm në ato mekanizma, si :

Përfaqësim dhe kontribut në Komitetin e Institutit të Kosovës për Shëndet Publik IKSHPK me rekomandimin e ekspertit të AME-s është aprovuar shpallja e gjendjes Emergjencë e Shëndetit Publik, në Ministrin e Shëndetësisë MSH me pjesëmarrje dhe rekomandim për inicim , themelimi dhe aktivizimin e Qendrës Operative QO të Ministrisë së Shëndetësisë MSH si dhe trajnimin e stafit për QO MSH , dhe s ‘fundmi ,propozimin për Aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtarë PRK ,themelimin e Grupit Ndër Institucional të Menaxhimit Incidentit GNMI , Aktivizimi dhe stafimit i Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike QO MPBAP dhe vendosja e stafit të AME-së në funksione bartëse të përgjegjësisë brenda saj për koordinimin e situatës së krijuar në nivel Shteti nga COVID -19.

Gjithashtu, duke ditur se mandati i AME-së është zbatimi i detyrave dhe përgjegjësive në koordinimin e mbështetjes për institucionet lokale dhe reaguesit e parë, janë iniciuar aktivizimi i Komiteteve Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe udhëheqjes me situatë në nivel lokal, si dhe koordinimi e mbështetjes të nivelit qeveritar për nivelin komunal përmes Qendrave Operative Emergjente QOE 112 në vend.

Zv. Ministri Gecaj në përfundimin e takimit shprehi kënaqësinë ta njohë për së afërmi Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, misionin dhe mandatin e sajë praktik edhe në situatën e krijuar, ku përveç tjerash erdhi në përfundim se për AME-në duhet rishikuar arsyet e ngecjeve në përkrahje nga e kaluara.